Më 1 mars protestohet në Hagë kundër gjykimit të ish-drejtuesve të UÇK-së

07 shkurt 2023 | 23:45

Me iniciativë të disa bashkëatdhetarëve që jetojnë e veprojnë në vende të ndryshme të Evropës, do të mbahet protestë kundër, sipas tyre, gjykimit të heronjve të luftës dhe paqes, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Ne nuk kemi heronj për të sakrifikuar, prandaj më 1 mars protestojmë në Hagë. Të protestojmë kundër kësaj padrejtësie speciale ndaj UÇK-së. Le t’i tregojmë botës që s’kemi asgjë më të shtrenjtë se UÇK-në dhe lirinë. Le të protestojmë të bashkuar për të vërtetën dhe drejtësinë!”, thuhet në thirren e protestës

“Shqiptarë, kudo që jeni, bashkohuni për të protestuar!

Gjykimi i heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, fillon më 1 mars 2023.

Ne nuk kemi heronj për të sakrifikuar, prandaj më 1 mars protestojmë në Hagë.

Të protestojmë kundër kësaj padrejtësie speciale ndaj UÇK-së. Le t’i tregojmë botës që s’kemi asgjë më të shtrenjtë se UÇK-në dhe lirinë. Le të protestojmë të bashkuar për të vërtetën dhe drejtësinë! Diasporë, ju që asnjëherë nuk kursyet për Atdheun, bashkohuni dhe ejani më 1 mars 2023, nga 09:00h-12:00h, për të protestuar në rrugën “Laan van Reagan en Gorbatsjov”, Den Haag, Niederlande. Protestoni për UÇK-në, për ata që i mbrojtën familjet dhe popullin tonë!”, thuhet në ftesën për protestë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerja e një banese sa po vjen dhe po bëhet…