Më 1 qershor hapen çerdhet në Shqipëri

26 maj 2020 | 15:20

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se më 1 qershor do të hapen kopshtet dhe çerdhet.

Ajo ka thënë se komiteti i ekspertëve në Shqipëri është shprehur se koronavirusi nuk është zhdukur dhe duhet shumë kujdes nga çdo qytetar.

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar. Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kopshteve nga data 1 qershor, protokolli I të cilave është miratuar dhe është shpërndarë për t’u parapërgatitur për këtë datë. Vlerësojmë që ky protokoll por edhe të gjithë protokollet e sigurisë duhet të zbatohen rreptësisht, pasi janë baza për ruajtjen e shëndetit të popullatës”, ka thënë Manastirliu, raporton “TCh”.

Sipas saj, faza e dytë e rihapjes do të vijojë edhe me sezonin turistik, me protokolle sigurie në funksion të mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes së qytetarëve, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë ka kërkuar vëmendje maksimale nga strukturat e shëndetësisë në këtë situatë të fazës së dytë të rihapjes së Shqipërisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviç pësoi një dëmtim ditën e djeshme në stërvitje,…