Më 8 tetor zhvillohet ndeshja Maqedoni – Kosovë

17 qershor 2020 | 16:07

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet më 8 tetor në Shkup, e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës “play-off” të Ligës së Kombeve.

Shtëpia e futbollit evropian në mbledhjen e mbajtur sot, ka dalë me vendim që ndeshjet e Ligës së Kombeve që do kompletonin 24 skuadra pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm do të luhen në tetor, kurse finalet në nëntor.

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Maqedoninë e Veriut në Shkup më 14 tetor, ndeshja e cila parashihet të luhet pa tifozë. Në rast fitoreje, “dardanët” presin fituesin e ndeshjes Bjellorusi -Gjeorgji, për të luajtur në finalen e madhe më 19 nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
53-vjeçarja Carol Mayer nga Queensland, Australi, pësoi djegie në rreth…