Më 15 gusht publikohet Antologjia e poezisë bashkëkohore të Ballkanit

03 gusht 2018 | 16:06

Shtëpia botuese “Inner Child Press” në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka njoftuar se më 15 gusht do ta publikojë Antologjinë e poezisë bashkëkohore të Ballkanit.

Redaktor i kësaj antologjie është poeti nga Kosova, Fahredin Shehu, i cili është drejtor për botime joamerikane pranë kësaj shtëpie botuese.

Shehu ka përzgjedhur emra me përfaqësues të shteteve të Evropës Juglindore për të sajuar një antologji, e cila shfaq krijimtarinë e re të artit letrar të kohës nga kjo pjesë e globit.

Antologjia do të promovohet më 16 shtator 2018, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, në Rahovec, i cili shënon edicionin e katërt.

Këtë festival do ta dokumentojë, “Trafikka Europe”, me seli në Paris dhe futet në agjendën e festivaleve kulturore evropiane.

Lexuesit do ta kenë mundësinë të lexojnë poezi nga autorë nga Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Greqia, Hungaria, Mali i Zi, Rumania, Kosova, Maqedonia, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Poezitë në Antologji janë në gjuhën angleze dhe do të jenë në dispozicion në të gjitha bibliotekat e rajonit dhe institucionet relevante të kulturës.

/Epoka e re/

Fotografia e Fahredin B. Shehu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot…