Më 15 shtator në Rahovec nis edicioni i katër i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë

09 shtator 2018 | 16:53

Nga 15 deri më 17 shtator në Rahovec fillon edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi.

Edhe në këtë edicion do të sillen emrat e shquar të letërsisë botërore, nga Japonia, ShBA-ja, Evropa dhe Azia.

Sipas drejtorit të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë dhe poetit Fahredin Shehu, në këtë festival do të ketë lexime të poezive nga poetë,

Shehu ka bërë me dije se poeti amerikan Andrew Singer, bartës i projektit “Traffika Europa” me seli në Paris, do ta bëjë dokumentimin e festivalit dhe Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec do ta bëjë pjesë të rrjetit të festivaleve dhe ngjarjeve kulturore të Evropës.

Aktivitetet e Festivalit do të transmetohen “live” në “Traffika Europa Radio” si dhe në “Radio aktiv” në Rahovec.

Në këtë event poetesha japoneze, Yuki Nagae, do të bëjë promovimin e Antologjisë Ballkanike të edituar nga Shehu dhe botuar nga “Inner Child Press LTD. International” në SHBA, si dhe promovimi i opusit letrar të poetit nga Shqipëria, Xhevahir Spahiu.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë është përkrahur nga Ministria e Kulturës, ajo e Punëve të Jashtme dhe donatorëve zemërgjerë nga Rahoveci, të cilët e kuptojnë rëndësinë e festivalit dhe diplomacisë publike në interes të ngritjes së imazhit të Kosovës në botë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje e cila drejtohet nga Albin Kurti, ka thënë…