Më 17 qershor nis shitja e biletave për ndeshjen Angli – Kosovë

14 qershor 2019 | 21:34

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për sektorin e tifozëve kosovarë për ndeshjen Angli – Kosovë.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, që do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton, do të dalin në shitje më 17 qershor.

Biletat mund të blihen online në linkun e mposhtëm, të cilin e ka vënë në dispozicion Federata Angleze e Futbollit për tifozët e Kosovës.

https://ticketing.thefa.com/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mirel Josa e ka besimin e FC Prishtinës. Strategu nga…