Më 2 shkurt do të mbahet ankandi i parë i letrave me vlerë për vitin 2024

26 janar 2024 | 15:33

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 2 shkurt 2024 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2024.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet trevjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë…