Më 23 gusht fillon dezinsektimi hapësinor në territorin e Ferizajt

20 gusht 2021 | 11:37

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se me 23 gusht, nga ora 19:30, fillon implementimi i projektet “Dezinsektimi hapësinor (eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin e kësaj komune.

Dezinsektimi hapësinor do të kryhet në të gjithë qytetin, duke nisur nga Parku i Lirisë dhe vazhdon në rrugën “Brahim Ademi” ku përfshihen edhe rrugët rreth Zonës së FSK-së, tek Palestra e Sporteve, rrugët “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli”, Tregu i Gjelbër deri në fshatin Nikadin, për të vazhduar në anën lindore të qytetit që përfshinë rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Rexhep Bislimi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Kadri Zeka”, “Driton Islami”, “Reçaku” deri në magjistrale.

Ndërkaq më 24 dhe 25 gusht dezinsektimi do të bëhet edhe në të gjitha fshatrat e Komunës së Ferizajt.

“Në rast të motit me shi dhe erërave të forta, shtyhet orari deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vijon sipas orarit të paraparë”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Evis Kushi, ka njoftuar për…