Më 28 nëntor në Drenas vendosen shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit

21 nëntor 12:04

Komuna e Drenasit ka njoftuar se në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt dhe nën patronatin e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, më 28 nëntor do të bëhet zbulimi i shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.

Vendosja e shtatoreve të heronjve Jashari do të bëhet në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast do të ketë edhe program artistik.

“Po ashtu, për nder të festës së 28 Nëntorit dhe zbulimit të shtatoreve, do të mbahet seancë e përbashkët solemne e Komunës së Drenasit dhe Skenderajt. Ftohen qytetarët dhe mediet që të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre në shënimin e kësaj ngjarje”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

/Epoka e re/

No photo description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ventius International, prodhuesi i shpuzës dhe dyshekëve, për herë të…