Më 29 korrik në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” shfaqet dokumentari kushtuar Bekim Çallakut

24 korrik 2022 | 10:41

Radio televizioni “Zëri i Kosovës” në Danimarkë, në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut, përkatësisht me kryetarin Besim Ilazi dhe me Deprtamentin e Diasporës të MPJ të Kosovës, organizon shfaqjen e dokumentarit të regjisorit Ixhet Lutfiu kushtuar humanistit dhe trimit kaçanikas Bekim Çallakut, të cilin autoritetet daneze e mirënjohen, shpërblyen dhe e dekoruan si hero, për aktin heroik të tij në shpëtimin e dy jetëve – të një nëne daneze dhe fëmiut të saj.

Dokumentari shfaqet në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik më 29 korrik duke filluar nga ora 18.30.

Do të ketë edhe një koktej rasti.

“Falenderojmë përzemërsisht për bashkëpunim: kryetarin Besim Ilazi, shefin e kabinetit të kryetarit Ylber Bajra ,drejtorin e Departamentit të Diasporës Sylë Ukshinin dhe drejtoreshën e Drejtorisë për kulturë, rini e sport zonjën Hafize Sallahi. Ejani, jo vetëm, ta shikoni filmin por edhe ta takoni trimin (Bekimin). Do të jetë i pranishëm edhe regjisori i filmit Ixhet Lutfiu,kryetari dr Besim Ilazi,kompetentet e vlerësimit të artit e filmit prof. Haqif & Shpresa Mulliqi si dhe drejtori i Departamentit të Diasporës, Sylë Ukshini”, theksohet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seancat dëgjimore për sulmin në Kapitol zbuluan se ish-presidenti amerikan…