Më 5 janar do të mbahet klinika për gjyqtarë

04 janar 2019 | 14:02

Federata e Basketbollit të Kosovës më 5 janar 2019 (e shtunë) në sallën e konferencave në hotel “International Prishtina” me fillim nga ora 10:00 do të organizoj Klinikën për gjyqtarë të basketbollit në kuadër të FIBA SCOD Projektit.

FIBA SCOD Klinika do të udhëhiqet nga instruktori i FIBA-s, Gjorgi Piperkov, ndërsa do të ligjërojnë edhe instruktori nacional i FIBA-s, Faton Kurshumlija si dhe Prof.Doc Ridvan Ekmekci nga Universiteti Pamukale.

Temat të cilat do të ligjërohen në Klinikë do të jenë kriteri në sportin e basketbollit, mekanika me 3 PO, puna në grupe, përgatitja mentale, si dhe do të mbahen online testimet nga njohuria e rregullave të basketbollit, si dhe FIBA fitnes testi.

Duhet theksuar se të gjitha Klinikat e organizuara deri më tani në Prishtinë në kuadër të FIBA SCOD Projektit janë lavdëruar nga organet kompetente të FIBA-s për ndarje të drejtësisë, dhe kanë qenë si shembuj pozitiv se si duhet të organizohen edhe nëpër shtete që tashmë e kanë basketbollin e zhvilluar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediet italiane raportojnë se Juventusi është interesuar për ta marrë…