Juve interesohet për Mbappen

04 janar 2019 | 13:51

Mediet italiane raportojnë se Juventusi është interesuar për ta marrë talentin e Paris Saint Germainit, Kylian Mbappe.

Francezi shihet si ylli global i së ardhmes, pasi në moshën 20-vjeçare ai ka fituar Kupën e Botës dhe është një komponent kyç në kampionët e Francës. Ditët e fundit emri i tij është lidhur me ekipin kryesues të Serisë A, ndërsa “Tuttosport” ka zbuluar se marrëveshja është shumë e vështirë, por jo e pamundur.

PSG-ja mund të detyrohet ta shesë talentin francez për shkak të “fair-play”it financiar. Mbappe mund të kushtojë rreth 200 milionë euro, duke menduar se kampionët francezë kanë paguar 180 milionë për të nënshkruar me të nga Monaco.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari për informim në Trustin Pensional të Kosovës, Jeton Demi,…