Më 9 gusht bëhet tërheqja e fituesve me kuponë fiskal

06 gusht 2018 | 11:27

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) më 9 gusht, duke filluar nga ora 08:30 do të bëjë tërheqjen e numrave potencial fitues për rimbursim nga kuponët fiskal, periudha TM2/2018.

Tërheqja e numrave potencial fitues do të bëhet drejtpërdrejtë në RTK, në kuadër të programit të mëngjesit.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për këtë periudhë është 55,493.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hiroshima ka shënuar përvjetorin e sulmit me bomba atomike më…