Me antitank në lokal, ushtarët spanjoll nën hetime

01 tetor 2019 | 12:12

Disa ushtarë në Spanjë janë vënë nën hetim pasi publikimit të disa fotove ku ata shfaqeshin teksa pinin birrë në një lokal, ndërsa armët e tyre shtrihen në dysheme.

Ushtarët urdhëruan pije pas një ndalese në qytetin turistik Villafranca del Penedes, kryeqyteti i një rajoni vreshtash në Katalonjë, ku 12 liderët separatistë, të cilët përballen me 25 vjet burg, sapo janë gjykuar.

Një zëdhënës i ushtrisë tha të hënën se ka nisur një hetim, ndërsa la të kuptohet se do të ketë masa disiplinore nëse do të konfirmohet se ushtarët po konsumonin birrë teksa mbanin edhe armët e rënda.

Gjithashtu, ushtarët janë fotografuar brenda në një supermarket me armët në shpinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së, Bedri Hamza, është pritur ngrohtë…