Me flamurin e UÇK-së shkoi tek Specialja për ta pritur vendimin për Gucatin dhe Haradinajn

18 maj 11:47

Të mërkurën në Gjykatën Speciale është shpallur vendimi për dy krerët e OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj . Kjo gjykatë i ka dënuar Gucatin dhe Haradinajn me nga katër vjet e gjysmë burgim për zbulimin e dokumenteve konfidenciale të Prokurorisë së Speciales.

Ndërkohë para Gjykatës në Hagë, për të pritur vendimin ndaj dy krerëve të OVLUÇK-së ka shkuar Valon Avdijaj.

Ai ka publikuar fotografi edhe teksa ishte nisur rrugës për të shkuar në Hagë, dhe ka publikuar edhe fotografi me flamurin e UÇK-së teksa ka pritur vendimin për Gucatin dhe Haradinajn.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka folur për…