Me fotografi të rrallë nga lufta, Grabovci uron veteranët e UÇK-së

30 dhjetor 2022 | 13:31

Ish-anëtari i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Grabovci, ka uruar veteranët e UÇK-së me rastin e ditës së tyre.

Grabovci ka zgjedhur një fotografi të rrallë nga lufta e UÇK-së për t’i uruar bashkëluftëtarët e tij. Në këtë fotografin përpos Grabovcit shihen edhe Kadri Veseli, Nuri Bexheti, Haxhi Shala, etj.

“Të nderuar bashkëluftëtarë, veteranë të UÇK-së, ju uroj nga zemra Ditën e Veteranit! Shëndet, paqe dhe mirëqenie të përhershme për ju dhe familjet tuaja!”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë, Parlamenti izraelit (Knesset) zgjodhi një homoseksual,…