Më lart se kaq Trump nuk mund të shkojë, protestuesit e dërgojnë në atmosferë (Video)

09 dhjetor 2019 | 16:18

Më lart se kaq Trump nuk mund të shkojë, protestuesit e dërgojnë në atmosfer.

Ka mënyra të ndryshme për të protestuar kundër një personi. Pankarta, këngë, madje edhe zarzavate të kalbura janë disa nga mjetet më të përdorura.

Por deri tani asnjëri kishte shkuar aq lart, sa të dërgojë objektin e protestës në…hapësirë.

Protesta origjinale vjen nga Britania e Madhe, ku një kukull e vogël me tiparet e dukshme të presidentit amerikan Donald Trump ka fluturuar me orë të tëra e ngjitur me një ballonë dhe një kamera që filmonte çdo moment.

Trumpi fluturues u nis nga qyteti i Sheffield dhe me kalimin e kohës “humb” në qiellin e Europës, deri sa Toka nuk fillon të marrë në sfond formën e saj sferike.

Fluturimi “presidencial” ishte përgjigja ndaj pranisë së presidentit amerikan gjatë samitit të NATO-s në Londër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës kanë arrestuar dy persona nën dyshimin për…