Me moton “Libri mbron mendjen” sot hapet Panairi i 22-të i Librit në Prishtinë

07 qershor 2022 | 07:59

Pas dy vjetësh mungesë për shkak të pandemisë Covid-19, rikthehet Panairi i Librit.

Panairi i 22-të i Librit do të hapet sot në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri më 12 qershor, në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve e Kosovës dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00 deri në orën 20:00.

Në këtë panair do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca nuk ka arritur të marrë fitore nga Kroacisë në…