Me “Mu shterrshin sytë nëse pushoj” Haradinaj kujton Kosharen

09 prill 08:55

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka kujtuar sot epopenë e Koshares me vargjet e heroit Agim Ramadani. Ai ka thënë se i është përgjithmonë mirënjohës kontributit të luftëtarëve të lirisë.

Teksti përkujtimor i Haradinajt:

“Mu shterrshin sytë nëse pushoj

Lirinë tënde me ëndërrue

Mallkue qoftë gjaku im

Nëse m’vrasin pa luftue”.

Me vargjet e Agim Ramadanit kujtojmë Epopenë e Koshares.

Përgjithmonë mirënjohës kontributit të luftëtarëve të lirisë dhe të përulur para sakrificës së Dëshmorëve të Kombit.

Kosharja, krenaria jonë!

Lavdi!

Këtë poezi që ka cituar Haradinaj, e cila tashmë thuaja i ka mbetur për autorësi heroit Agim Ramadani, ka dëshmi (faksimile gazete), se më 1943 e ka shkruar autori Bedri Gjinaj, të cilin Ramadani e kishte mësuar përmendsh dhe shkruar në faqe të fletores. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një tjetër bilanc…