Më në fund miratohet marrëveshja për burgjet me Danimarkën

23 maj 2024 | 12:42

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Me 86 vota për, 7 kundër dhe asnjë abstenim është ratifikuar kjo marrëveshje.

Marrëveshja në fjalë ka dështuar që të miratohen në Kuvend në seancën e mbajtur para një jave.

Ndërkohë që qeveria e ka miratuar dhe përcjell për në Kuvend të hënën e kësaj jave.

Ndërkohë me propozim të Vetëvendosjes në rend dite në seancën e së enjtes në Kuvend janë futur edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare për programin e parë për financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Projektligji për ratifikimin e amendamentit numër 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi  i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen e kredisë në mes…