Kuvendi ratifikon marrëveshjen për ‘banimin social adekuat’

23 maj 2024 | 12:39

Kuvendi  i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen e kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZhKE) për Projektin “Banimi social adekuat”.

Për këtë marrëveshje nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

“Republika e Kosovës, përkundër që nuk jemi anëtar në Këshillin e Evropës, raporte tashmë kemi me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe në kuadër të thellimit të këtij raporti kemi nënshkruar edhe marrëveshjen e fundit, pra që është për financimin e projektit për ‘Banimin social adekuat’. Qëllimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i sistemit të banimit social në Kosovë dhe ngritja e numrit të njësive të banimit në vend. Marrëveshja përfshin ngritjen e njësive të banimit social, kjo të bëhet duke renovuar njësitë ekzistuese, shndërrimin e ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale, ndërtimin e banesave të reja të banimit social e të tjera”, ka thënë ministri Hekuran Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur, Çun Lajçi, ka vizituar Sali Berishën, ku…