Me përfitimet nga ekonomia digjitale, Oda Amerikane përmbyllë aktivitetet e Javës Globale të Ndërmarrësisë

24 nëntor 2019 | 14:07

Me rrëfime të tjera suksesi janë përmbyllur aktivitetet e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë të organizuar nën udhëheqjen e Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK).

Dita e pestë dhe e gjashtë e Javës Globale të Ndërmarrësisë ka përcjell para shumë të rinjve kosovarë mesazhin për rëndësinë e ndërmarrësisë dhe sektorit privat në nisjen dhe zhvillimin e karrierës profesionale, por edhe kontributin aq të nevojshëm për shtetin dhe shoqërinë e Kosovës.

Të rinjtë e Komunës së Vitisë patën mundësi të dëgjojnë dhe të marrin përgjigje në pyetjet e tyre për sfidat dhe përfitimet e biznesit nga ndërmarrësi Ardian Hoxha në një aktivitet të organizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit Rajonal Lindje, në të cilin morri pjesë edhe kryetari i Vitisë Sokol Haliti.

Në të njëjtën kohë në Prishtinë, të rinj të tjerë kishin mundësinë të komunikonin me Rron Cena nga kompania FORMON, si dhe Agon Avdimetaj nga kompania Zombie Soup.

Studentët e Kolegjit AAB dëgjuan përvojat e ndërmarrëseve Shemsije Dërmaku nga GrandDecor dhe Pranvera Dalloshi nga Bliss Cosmetics, në një panel me ligjëruesin Pleurat Mustafa.

Dy gra të tjera të suksesshme, Afërdita Mekuli nga Programi i USAID për Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, si dhe Afrore Rudi nga Deloitte Kosova, ndanë rrëfimet e tjera me një audiencë të 30 vajzave dhe grave, pjesëmarrëse të programit të Odës Amerikane për Rritjen e Punësimit të Grave, të përkrahur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Dita e fundit u shënua me aktivitetin “Të fillosh biznes digjital në Kosovë”, ku të rinjtë u njohën me perspektivën e të bërit biznes në fushën e ekonomisë digjitale me Mentor Latifin nga kompania amerikane Sutherland, si dhe Arianit Fazliun nga kompania Kutia.

Përmes gjithsej katërmbëdhjetë aktiviteteve në Prishtinë, Mitrovicë, Shtime, Drenas dhe Viti, Oda Ekonomike Amerikane synoi frymëzimin e të rinjve kosovarë për përfitimet nga ndërmarrësia dhe sektori privat.

Java Globale e Ndërmarrësisë organizohet në rreth 180 shtete të botës, ndërsa nën udhëheqjen e Qendrës së Inovacionit të Kosovës, në Kosovë janë organizuar në tërësi rreth 80 aktivitete në kuadër të kësaj jave nga 48 organizata partnere.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, pas përfundimit…