Mediat franceze i bëjnë jehonë arrestimit të drejtorit shqiptar që vodhi shtëpinë e Benzema-s

12 maj 2022 | 15:59

Arrestimi i drejtorit të ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe  Kanalizimeve Kurbin, Alfred Prodani me akuzën e vjedhjes së shtëpisë të Karim Benzema, bën bujë edhe në mediat më të mëdha sportive të planetit.

E tillë është gazeta franceze “Sports” që në portalin e saj publikon lajmin duke cituar me humor edhe Kreshnik Spahiun sipas të cilit, “nëse Prodani do të kishte vjedhur shtëpinë e Messit, atëherë do ta kishin bërë ministër”.

Sports.fr citon spanjollen “El Periodico”, sipas së cilës, tre vite pas vjedhjes së shtëpisë së Karim Benzema nga Prodani, me kërkesë të Interpolit, policia e ka vendosur në pranga për këtë ngjarje dhe rreth 40 vjedhje të tjera.

Gazeta franceze vë theksin se gjatë 9 viteve të fundit, pavarësisht aktivitetit të tij kriminal, Prodani vazhdonte i pa shqetësuar punën si drejtues i lartë i zyrës lokale në Kurbin. Ndoshta kjo nuk është reklama më e mirë qe mund t’i bëhet vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Kryeministri Sali Berisha, në  fjalën e tij në Kuvend u…