Mediet në Serbi thonë se është ngritur aktakuzë e re ndaj kriminelit Sheshel

23 nëntor 2023 | 13:42

Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Aleksandër Sheshel, ka thënë se është ngritur një aktakuzë e re ndaj babait të tij, kriminelit Vojsllav Sheshel.

Sheshel ka thënë se aktakuza e ngritur nga Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetur në Hagë, pasardhësi i Tribunalit të Hagës, ka të bëjë me mospërfillje të gjykatës.

“Është e vërtetë që aktakuza është ngritur. Është një aktakuzë e re për mospërfillje të gjykatës. Është një akt imagjinar që Tribunali i Hagës i ka dhënë vetes të drejtën ta prezantojë si vepër penale dhe kjo do të thotë se çfarëdo që ata të gjykojnë si shpërfillje të gjykatës, ata mund të akuzojnë dikë”, ka thënë ai për “Tanjug.rs”.

Përveç Sheshelit, mediet në Serbi raportojnë se aktakuzë është ngritur edhe ndaj katër zyrtarëve të tjerë të partisë – Miljan Damjanoviq, Ljiljana dhe Ognjen Mihajloviq dhe Miroljub Ignjatoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ratifikuar në Kuvend një marrëveshje e lidhur mes Ministrisë…