Ratifikohet marrëveshja në mes të Kosovës dhe GIZ-it gjerman në vlerë 20 milionë euro

23 nëntor 2023 | 13:40

Është ratifikuar në Kuvend një marrëveshje e lidhur mes Ministrisë së Bujqësisë dhe GIZ-it gjerman në vlerë 20 milionë euro.

Marrëveshja ka të bëjë me mbështetjen e zhvillimit ekonomik rural me fokus sektorin e bujqësisë dhe diversifikimin e aktiviteteve në ferma bujqësore në zona rurale: “Promovimi i Ndërmarrësisë”.

Për këtë ka shkruar në “Facebook” edhe shefja e stafit në Ministrinë e Bujqësisë, Flutura Mustafa.

“Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) për mbështetjen e zhvillimit ekonomik rural me fokus sektorin e bujqësisë dhe diversifikimin e aktiviteteve në ferma bujqësore në zona rurale: ‘Promovimi i Ndërmarrësisë” në vlerë prej 20 milionë euro’”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit në Podujevë…