Podujevë, nis pilotprojekti i strategjisë për riciklimin e mbeturinave

23 nëntor 2023 | 13:39

Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit në Podujevë në bashkëpunim me kompaninë “Natyra” ka filluar zbatimin e pilotprojektit të Strategjisë për riciklimin e mbeturinave në Shkollën e Mesme të Ulët “Ibrahim Rugova”.

Kjo nismë vjen në kuadër të bashkëpunimit me GIZ-in gjerman, përmes konsulentit i cili ofron praktika evropiane për menaxhimin e mbetjeve të ndryshme të mbeturinave.

Ligjëratat u mbajtën me mësimdhënësit për ndarjen e letrës, plastikës, metalit dhe për format e përpunimit të saj më tej, që këto njohuri ata pastaj t’i transmetojnë te grupi i gjelbër i shkollës i cili merret me çështje të mjedisit dhe tek të gjithë nxënësit.

Qëllimi i këtij projekti është funksionalizimi i sistemit të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në Komunën e Podujevës, e cila pason qarkoren e ekonomisë duke ndjekur praktikat e qytetit të binjakëzuar Velbert.

Riciklimi do të jetë: Letër dhe karton në koshin e kaltërt.

Plastika, qelqi dhe metali në koshin e verdhë (të cilat do të mblidhen nga kompania e mbeturinave “Natyra”), mbetjet e përziera në koshin e zi, të cilat do të mblidhen nga KRM “Pastrimi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është zhbllokuar…