Mediet serbe: Një serb i vërtetë nuk luan kundër Kosovës

07 qershor 2019 | 14:59

Mali i Zi do të jetë nikoqir i Kosovës gjatë mbrëmjes së sotme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Malazezët do të mirëpresin “Dardanët” në stadiumin e qytetit të Podgoricës me fillim në ora 20:45. Tashmë dihet se në kombëtaren malazeze luajnë edhe disa lojtarë që për nga kombësi janë serb.

Kjo ka bërë që të fillojë një presion i paparë gjatë ditës së djeshme dhe sotme të medieve serbe, të lidhura me pushtetin, ndaj Mirko Ivaniq, Filip Stojkoviq, Adam Marusiq, Marko Simiq dhe Vukan Saviqeviq.

“Nëse jeni serbë, mos luani kundër Kosovës”, ishte titulli gazetës beogradase, Informer, e cila është e afërt me presidentin Aleksandar Vucic.

“Ata nuk përgjigjen në telefon”, “Pesë lojtarët tanë nuk duhet të kenë dilemë të premten. Refuzoni të luani kundër Kosovës”, “Një serb i vërtetë nuk luan kundër Kosovës”, janë vetëm disa tituj të mediumeve serbe.

Sipas Vijesti, futbollistët malazezë të lindur në Serbi po përballen edhe me presionin e tifozëve, të cilët po u kërkojnë që të mos paraqiten ndaj “Dardanëve”. Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të grupit A me një pikë, po aq sa ka edhe Mali i Zi i vendit të katërt, por që ka një ndeshje më shumë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me organizim dhe nën drejtimin e politologes dhe gazetares, Vjollca…