Mediet serbe: Vuçiqit po i jepet përkrahje për marrëveshjen me Kosovën

25 janar 2023 | 08:37

Pas një mbështetjeje ‘online’ për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mediet opozitare serbe shkruajnë se po bëhen plane për të marrë një mbështetje më të gjerë pas situatës së vështirë në të cilën gjendet Serbia në raport me dialogun me Kosovën.

“Nova” raporton se janë duke u bërë përgatitje për organizimin e mitingjeve në mbështetje të Vuçiqit për shkak të “sfidave që rrethojnë Kosovën”.

Siç raporton gazeta serbe, marrëveshja brenda partisë së Vuçiqit është që pas mbështetjes në rrjetet sociale, të vazhdojë mbështetja e hapur përmes tubimeve publike.

Përdoruesit e rrjeteve sociale ditët e fundit kanë vërejtur një mbështetje të shtuar dhe dukshëm të orkestruar për presidentin e Serbisë nga anëtarët e partisë së Vuçiqit.

Vuçiqi ka paralajmëruar ditë të vështira pas presionit ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten disa komuna të Kosovës janë goditur nga vërshimet…