Mediet spanjolle: Mbappe nuk do të vazhdojë me PSG-në dhe e do veç Realin

28 dhjetor 2023 | 14:41

Sulmuesi francez Kylian Mbappe nuk ka vendosur ende nëse do ta vazhdojë karrierën në Paris Saint-Germain apo do të transferohet në Real Madrid. Mediet spanjolle janë të bindura se nënkampioni i botës do t’i japë fund eksperiencës në “Parkun e Princave”.

Sipas emisionit “El Chiringuito”, ish-futbollisti i Monacos nuk dëshiron ta vazhdojë karrierën në kryeqytetin francez. Pasi nga 1 janari do të hyjë në gjashtë muajt e fundit të kontratës, sipas rregullave të FIFA-s, Mbappe do të ketë të drejt të arrijë marrëveshje me një klub tjetër që nga muaji që po vjen.

Mediumi spanjoll është i bindur se që nga janari, Mbappe do të nënshkruajë para-kontratë me “Los Blancos”, të cilëve do t’ju bashkohet nga vera e ardhshme si lojtar i lirë. Mbappe e kishte vazhduar kontratën me PSG-në në verën e vitit 2022 për dy vjet, duke i befasuar të gjithë pasi ishte shumë pranë transferimit në Madrid.

E tash, ai nuk e shfrytëzoi mundësinë e vazhdimit të kontratës për një vit tjetër, ashtu siç parashihej, dhe dëshiron të largohet nga Franca për ta realizuar ëndrrën fëmijërore – transferimin në Real Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa: Rruga e Prishtinës, Euro Diesel: 1.27€ Benzinë: 1.19€…