Mediet zvicerane: E gjithë Kosova do ta mbështesë Zvicrën kundër Serbisë

20 qershor 18:13

Në Zvicër ekziston tashmë perceptimi se e gjithë Kosova do të jetë të premten në krah të kombëtares se tyre për sfidën e madhe kundër Serbisë.

Ky duel do të përcaktojë më shumë gjasë renditjen dhe gjasat e këtyre dy kombëtareve për kualifikim.

“Telegrafi” sjell të përkthyer raportin në “TheLocal.ch”, i cili tregon arsyet se pse Kosova do të jetë në mbështetje të Zvicrës.

Mediat zvicerane: E gjithë Kosova do ta mbështesë Zvicrën kundër Serbisë

Raporti i plotë në “The Local”:

Ekipi i Kosovës nuk po merr pjesë në Botëror, por emocionet janë të mëdha para ndeshjes në mes të Zvicrës dhe Serbisë, skuadra e të cilit ekip përfshinë tre lojtarë nga Kosova.

Mesfushorët Valon Behrami nga klubi italian, Udinese, Granit Xhaka i Arsenalit dhe Xherdan Shqiri i Stoke Cityt të gjithë ishin lindur në Kosovë dhe të tre lojtarët luajtrën në barzimin befasues 1-1 ndaj Brazilit.

Përkrah me Blerim Xhemailin e Bolognas, i lindur në Maqedoni, lojtarët shqipfolës përbënë më shumë se 1/3-tën e formacionit startues ndaj Brazilit.

Si fëmijë të imigrantëve në Zvicër, ata nuk kanë komentuar ndeshjen e të premtes në Kaliningrad që mund të jetë vendimtare për kualifikim në grupin e tyre.

Vetëm Shaqiri ka komentuar, kur u caktuar shorti në dhjetor: “Hmm, më pëlqen ky short”.

Sidoqoftë, të afërmit e lojtarëve nuk e kanë fshehur rëndësinë simbolike të ndeshjes kur ajo të shikohet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtina.

Për axhën e Valon Behramit, Qaushin, nipi i tij do të ketë “motivim shtesë për fitore” të premten, sepse prindërit e tij kanë vuajtur kur Kosova ishte provincë e Serbisë.

“Ata të dy humbën punën dhe babai i tij ishte persekutuar”, ka thënë Qaush Behrami.

Agon Xhaka, futbollist 22-vjeçar, ka thënë se babai i kushëririt të tij Granitit ishte në burg gjatë regjimit serb të Millosheviqit dhe se “familja emigroi pasi ai ishte liruar nga burgu”.

Refugjatë të Zvicrës

Ashtu si dhjetëra mijëra tjerë, gjatë viteve 1998-1999 dhe luftës në Kosovë të ushtrisë çlirimtare dhe forcave serbe, familjet e Behramit, Xhakës e Shaqirit ishin refugjatë në Zvicër.

Nuk ka numra zyrtarë, por afro 200 mijë shqiptarë nga Kosova jetojnë në Zvicër, një numër i jashtëzakonshëm marrë parasysh se Kosova ka 1.8 milion banorë.

Bashkë me komunitetin që jeton në Gjermani, ata përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave në Kosovë, duke dërguar rreth 175 milionë franga zvicerane (152 milionë euro) çdo vit. Emigrimi daton që nga koha e paraluftës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po ashtu ka jetuar në Zvicër duke punuar si instruktor i karatesë para rikthimit në Kosovë për t’u bërë një prej liderëve të luftës për çlirim.

Konflikti i fundit i kolapsimit të ish Jugosllavisë mori 13 500 jetë. Më shumë se 10 mijë ishin viktima shqiptarë nga Kosova.

Lufta përfundoi me NATO-n që bombardoi forcat e Millosheviqit që t’i tërheqë grupat.

Më pak se një dekadë më vonë Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Beogradi ende refuzon që të njohë pavarësinë dhe është mbështetur nga aleati tradicional, Rusia.

“Skuadra e tretë” e Kosovës

Beogradi po bën gjithçka për të parandaluar ekipet e Kosovës që të marrin pjesë në ngjarjet sportive ndërkombëtare, por nuk ka sukses në këto përpjekje.

Kosova është pranuar zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin 2014 dhe ishte pranuar në UEFA e FIFA dy vjet më vonë.

Por, në maj, Serbia ka ndaluar hyrjen e skuadrës së karatesë nga Kosova që të hyjë në vend për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad.
Pa ndonjë befasi, Kosova do të përkrahë Zvicrën.

“E gjithë Kosova do të jetë para televizorëve duke bërë tifo për fitore ndaj Serbisë”, ka thënë mësuesi 46-vjeçar, Daut Maloku për “AFP”-në.

“Kur Zvicra luan është njëjtë sikurse kur luan Kosova”, ka thënë Qahil Halili.

“Zvicra është skuadra e tret që kemi, pas Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Halili, një punëtor i administratës komunale nga Zhegra, ku ishte lindur Shaqiri.

Edhe më shumë interesim ka për këtë ndeshje duke ditur se fitues i takimit është në pozitë të mirë që të sigurojë kualifikimin për fazën tjetër.

“Kjo vetëm sa shton dramën edhe më shumë”, ka thënë gazetari sportiv, Shkumbin Sekiraqa.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë zhvillohet të premten nga ora 20:00 në Kaliningrad.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka…