Mefi i LV-së pyetet a i kanë dërguar ftesë PDK-së: S’e di

10 prill 2025 | 14:30

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është përgjigjur me “s’e di…” kur është pyetur nëse i kanë dërguar ftesë Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai para medieve ka thënë se “Qeveria Kurti 3 do të formohet” dhe atë pa votat e Listës Serbe.

“S’e di, veç qeveria Kurti 3 do të formohet. Pa votat e Listës Serbe”, ka thënë Bajqinovci.

Kujtojmë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen se a i ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

Njëjtë, kryeministri në detyrë ka vepruar edhe të mërkurën gjatë vizitës së tij në Koshare, atje ku është pyetur edhe për refuzimin që ia ka bërë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për takim konsultativ.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për…