Megi Pojani shkon te i dashuri në Turqi?

19 korrik 2022 | 13:51

Prej disa kohësh, në mediat rozë po përflitet se moderatorja Megi Pojani është në një lidhje dashurie me futbollistin e Kombëtares, Endri Çekiçi.

Ndonëse, asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar, fakte konfirmojnë gjithçka.

Së fundmi, Megi ka publikuar një foto në ashensor, ku vihen re mbishkrimet në gjuhën turke. Turqia është vendi ku aktualisht jeton Endri pasi ai është futbollist në një prej ekipeve vendase.

Madje burime të Prive.al kanë bërë të ditur se fotoja në fjalë është shkrepur në bllokun e ndërtesave në Turqi ku jeton futbollisti.

Gjithashtu, një tjetër foto që ajo ka publikuar në Instastory, tregon që ndodhet shtetin turk, pasi duken disa çokollata turke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24-vjetorin e Epopesë së Rahovecit, kryetari i Nismës Socialdemokrate,…