Mehaj dhe homologu kroat bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në iniciativa rajonale të sigurisë

30 prill 2021 | 15:39

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci është takuar me homologun e tij nga ky shtet, Mario Banoziq.

Në këtë takim, Mehaj dhe Banoziq kanë diskutuar rreth bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes dhe mundësisë për avancimin e bashkëpunimit edhe në industrinë e mbrojtjes.

Po ashtu, ata kanë biseduar edhe rreth angazhimit dhe rolit të rëndësishëm të Kroacisë në NATO dhe misionin e KFOR-it si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë për anëtarësim të Kosovës në iniciativat rajonale të sigurisë dhe mbrojtjes me theks të veçantë në Kartën e Adriatikut- SHBA (A5), e cila këtë vit kryesohet nga Republika e Kroacisë.

Gjatë vizitës katërditore, Mehaj me delegacionin e tij, ka zhvilluar vizita në kompanitë prodhuese për t’u njohur nga afër me cilësinë e pajisjeve të prodhuara nga kompanitë kroate të industrinë e mbrojtjes.

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta, ministri Mehaj, përveç takimit me stafin diplomatik të Kosovës në Zagreb, ka vizituar studentët-kadetët e Kosovës në Akademinë Ushtarake të Kroacisë, ku është pritur nga komandanti i saj, gjenerallejtënant Mate Paden dhe stafi i tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari amerikan i UÇK-së, Michael Walter Spath, është bërë me…