Mehaj: Forcat Amerikane janë modeli i stërvitjes dhe operacioneve

21 nëntor 2021 | 10:09

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë Forumit në Halifax, ka takuar komandantin e Komandës së Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të SHBA-së si dhe stafin e tij.

“Në atmosferë tejët miqësore diskutuam për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka shpreha falenderimin tim. Së bashku shkëmbyem opinione rreth zhvillimeve aktuale në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, si në nivelin nacional, e poashtu edhe në atë rajonal e global”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Gjithashtu Mehaj ka ritheksuar rëndësinë e pranisë së një baze të përhershme ushtarake në Republikën e Kosovës, duke potencuar se do të ishte në benefit jo vetëm të Kosovës, por edhe gjithë rajonit dhe më gjerë.

“Forcat Amerikane janë modeli ynë i stërvitjes dhe operacioneve”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Kanada me…