Mehaj publikon fotografi të ushtarëve të Kosovës nga operacioni i kërkim-shpëtimit në Turqi

08 shkurt 2023 | 15:45

Ushtarë të shumtë të Kosovës, bashkë me epikën mjekësore kanë udhëtuar të martën në mbrëmje drejt Turqisë.

Kontingjenti i FSK-së ka udhëtuar për në Turqi që t’i dalë në ndihmë shtetit turk në operacionet kërkim-shpëtim pas tërmetit tejet të rëndë që goditi vendin.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar të mërkurën disa fotografi të këtyre ushtarëve derisa po realizojnë këtë operacion të kërkim – shpëtimi.

“Kontingjenti i FSK-së në Republikën e Turqisë që nga orët e hershme të mëngjesit është duke operuar në provincën Hatay të Turqisë në mbështetje të autoriteteve turke për kërkimin dhe shpëtimin e jetërave të njerëzve nën gërmadha”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Kontingjenti ynë po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar

Kontingjenti i FSK-së në Republikën e Turqisë që nga orët e hershme të mëngjesit është duke operuar në provincën Hatay të Turqisë në mbështetje të autoriteteve turke për kërkimin dhe shpëtimin e jetërave të njerëzve nën gërmadha.

Specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të zbarkuar para dy ditësh në Republikën e Turqisë, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës.

Rajoni Hatay në Turqi ku po operojnë njësitet tona është rajoni më i goditur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shpenzimeve marramendëse  në afatin kalimtar të janarit, duket se…