Mehmeti: Do të zgjidhi çështjen e pronësisë për 70% të pronave që nuk kanë fletë poseduese me një çmim simbolik me 1 €

08 tetor 2021 | 13:11

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti nga radhët e AKR-së ka mbajtur një konferencë për media në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Mehmeti u zotua se puna e parë që do bëjë është të zgjidh çështjen e pronësisë me një çmim prej 1 eurove pasi 70 % e banorëve të kësaj lagje nuk kanë  flet poseduese dhe as certifikatën e pronësisë.

“Zotohem para banorëve të Kodrës së Trimave që vendimi im i parë do të jetë së bashku me asamble komunale që këtyre banorëve të cilët jetojnë me vite, kanë ndërtuar shtëpi, kanë ndërtuar afarizmat e tyre, me një çmim prej 1 eurove të ua mundësojmë që të jenë pronarë të shtëpive të tyre, të bizneseve të tyre dhe gjithë atë që është në kuadër të pronës së tyre”.

Mehmeti tha se ky vendim do të jetë i bazuar në ligjet valide.

“Zotohem që bashkë me asamble komunale, vendimi i parë që do ta marrë do të jetë dhënia e pronës me një çmim simbolik në mënyrë ligjore të jenë pronarë legjitimë të shtëpive të tyre që i kanë ndërtuar me mund, me sakrificë dhe ta gëzojnë këtë të drejtë themelore, të shenjtë sepse prona është e shenjtë ta gëzojnë banorët e lagjes së Kodrës së Trimave që kanë kontribuar shumë për qytetin e tyre”.

Kujtojmë se Gëzim Mehmeti garon për të parin e komunës së Prishtinës nga radhët e partisë Aleanca Kosova e Re me numër 149.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka filluar të…