Mehmeti mungon për arsye shëndetësore, shtyhet shqyrtimi i raportit vjetor të BQK-së

03 gusht 2022 | 12:21

Mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere që nisi me 40 minuta vonesë, e ka kryesuar fillimisht zëvendëskryetari i këtij Komisioni, Mërgim Lushtaku për shkak të mungesës së prezencës së kryetarit Armend Muja.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku kritikoi kryetarin Muja, pasi tha se deputeti në fjalë nuk është hera e parë që vonohet në mbledhjet e Komisionit.

Ndërsa, në mungesë të guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti, për shkak gjendjes së tij shëndetësore me grip, komisioni vendosi që raportin vjetor të BQK-së ta shtyjë për mbledhjen e radhës, po kështu vendosi edhe për raportin financiar vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Derisa komisioni aktualisht po shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një protokoll i çuditshëm për kontaktin me dëshmitarë që është…