Melisa Zhdrella mbylli garat në LOR Buenos Aires 2018

12 tetor 2018 | 12:32

Notarja Melisa Zhdrella ka garuar edhe sot në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018. Melisa garoi në disiplinën 50 metra stil i lirë, duke arritur kohën 29.41 sekonda.

Garuesja e Kosovës në baterinë e saj doli e gjashta, duke lënë pas dy garuese, kurse në renditjen e përgjithshme zuri vendin e 38-të nga 53 garuese. 16 më të mirat u kualifikuan për më tutje. Zhdrella të dielën kishte thyer rekordin e Kosovës në disiplinën 50metra bretkosë. Melisa dha maksimumin e saj në të dyja garat, duke fituar një tjetër përvojë ndërkombëtare për të ardhmen e saj.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Gjermane e Futbollit (DFB) rikonfirmoi Joachim Low në krye…