Memli Kransiqi zyrtarizon kandidaturën e Astrit Ademajt për kryetar të Pejës

30 korrik 2021 | 21:50

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Astrit Ademajt për kryetar të komunës së Pejës.

Krasniqi duke thënë se është i nderuar që gjendet në Pejë, në qytetin e kampionëve olimpikë, theksoi se ndihet krenar që para 10 viteve si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i kishte mbështetur dhe kishte besuar në ëndrrën e kampionëve të Pejës.

“PDK-ja dhe Peja njihen qe mbi 20 vjet. Kemi pasur respekt të ndërsjellët, dashamirësi, angazhim dhe përkushtim për të shtyrë punë të mëdha së bashku. Por, për këto 20 vjet, ne ende nuk kemi vënë në jetë potencialin që mund ta ndërtojmë së bashku. Prandaj, ka ardhur momenti që ky potencial të vihet në jetë. Ka ardhur momenti për një vizion të ri për Pejën dhe PDK-në”, ka thënë ai.

Krasniqi ka theksuar se Astrit Ademaj do të jetë kryetari i duhur për Pejën për të nisur realizimin e projekteve, për ta transformuar Pejën në një qytet të zhvillimit ekonomik, turistik, kulturor e sportiv.

“Peja i ka dhënë tri medalje të arta olimpike Kosovës e krejt shqiptarëve. Por, Pejës i mungon një medalje tjetër e artë: një qeverisje e medaljes së artë – qeverisja e PDK-së në këtë komunë. E bashkë me Astritin, PDK është e gatshme për t’ia dhënë këtë Pejës”, ka përfunduar Krasniqi.

Kurse, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj falënderoi kryetarin Krasniqi dhe strukturat e PDK-së në Pejë për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha,…