Memli Krasniqi: Qytetarët e Kaçanikut, pa dallim janë mobilizuar për fitoren e kryetarit Besim Ilazi më 14 nëntor

11 nëntor 2021 | 18:11

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Kaçanik, ku thotë se ka mobilizim të jashtëzakonshëm që kryetari Besim Ilazi të vazhdoj qeverisjen e mirë, të ndershme, transparente dhe zhvillimore, edhe në mandatin e ardhshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se Kaçaniku dhe PDK-ja krenohen me punën e palodhshme të kryetarit Ilazi, i cili ka arritur t’i përmbushë premtimet e tij duke krijuar mundësi të reja dhe perspektivë për qytetarët e kësaj komune.

“Tani, vizioni i tij për Kaçanikun pas katër viteve është edhe më kreativ e më madhor, është vizon për ta nxjerrë këtë komunë në tjetër nivel, duke e transformuar atë në qytet modern. Ky përkushtim i Besim Ilazit, ka ndikuar që qytetarët e Kaçanikut të bëhen përsëri bashkë për t’ia besuar atij fitoren më 14 nëntor, sepse kryetari Ilazi e ka dëshmuar që di të qeverisë krahas nevojave dhe pritshmërive të tyre.”, shkruan Krasniqi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=415128183319251&id=100044662171388&sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump,…