Memli Krasniqi: Sa shpejt i doli boja Vetëvendosjes

12 nëntor 2019 | 16:58

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, e cila drejtohet nga Albin Kurti, i ka dalë në mbrojtje votave të ardhura jashtëligjshëm nga Serbia, duke kërkuar nga Gjykata Supreme që mos ta pranojë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili i ka anuluar këto vota.

“Kujt ia ka marr mendja që partia që deklarohet poshtë e përpjetë që s’bën koalicion me Listën Serbe, sot është bërë avokati i Listës Serbe, duke bërë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së që ka refuzuar votat e jashtëligjshme të ardhura nga Serbia? Më 29 tetor, Vetëvendosja me komunikatë zyrtare kërkonte anulimin e këtyre votave, duke i quajtur të jashtëligjshme, ndërsa sot më 12 nëntor i mbron ato vota të Listës Serbe, sikur të ishin votat e veta. Çka është ky veprim, nëse jo uverturë e partneritetit të ardhshëm të partisë së Albinit me veglën e Vuçiqit?”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Sa shpejt i doli boja Vetëvendosjes!

Partia e Albin Kurtit sot zyrtarisht ka dalë në mbrojtje të votave te ardhura jashtëligjshëm nga Serbia, duke kërkuar nga Gjykata Supreme që t’i lejojë në rezultat zgjedhor votat për Listën Serbe. Kujt ia ka marr mendja që partia që deklarohet poshtë e përpjetë që s’bën koalicion me Listën Serbe, sot është bërë avokati i Listës Serbe, duke bërë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së që ka refuzuar votat e jashtëligjshme të ardhura nga Serbia?

Më 29 tetor, Vetëvendosja me komunikatë zyrtare kërkonte anulimin e këtyre votave, duke i quajtur të jashtëligjshme, ndërsa sot më 12 nëntor i mbron ato vota të Listës Serbe, sikur të ishin votat e veta. Çka është ky veprim, nëse jo uverturë e partneritetit të ardhshëm të partisë së Albinit me veglën e Vuçiqit?

Që gati një muaj Vetëvendosje është duke e vonuar finalizimin e procesit zgjedhor, duke bërë ankesa e presione të lloj-llojshme në institucionet përgjegjëse, vetëm duke kalkuluar në çfarëdo forme grabitjen e ndonjë mandati shtesë për vete. Sot, ndërsa, ata dolën krejt hapur në mbrojtje të të paligjshmes, dolën kundër deklarimeve të tyre të mëhershme, dolën në mbrojtje të manipulimeve me votat nga Serbia, të shtyrë vetëm e vetëm nga etja për pak më shumë pushtet.

Si PDK, ne jemi dëmtuar më së shumti nga gabimet e këtij procesi zgjedhor! Për shkak të gabimeve në formularin e rezultateve, por edhe pas rinumërimit të rreth 850 kutive në QNR, në shumicën e tyre na është rritur numri i votave nga 1 deri në 203 vota për kuti, duke na u shtuar me mijëra vota në total.

Përkundër fakteve konkrete të këtij dëmtimi, ka qenë kryetari Veseli që s’është pajtuar me kërkesën për ankimim të shërbimit juridik të PDK-së, me qëllimin e vetëm që të shpejtohet krijimi i institucioneve, ashtu siç ka qenë i qartë në këtë qëllim edhe natën e zgjedhjeve kur e pranoi rezultatin ende pa përfunduar mirë as numërimi preliminar.

Por, vonesat që po i bën Vetëvendosje në vazhdimësi për përmbylljen e procesit zgjedhor, janë vetëm manipulime të vogla në vazhdën e manipulimeve e mashtrimeve të mëdha që do t’i nxjerrin të zhveshur nga çdo parim në javët dhe muajt që po vijnë.

Sot, ata u bën avokatë të Listës Serbe. Po nesër, avokat të cilit djall do të bëhen?

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të punëve dhe angazhimeve të përditëshme, Policia e…