Memushaj, rekordmen në Serinë B

26 shkurt 2019 | 13:54

Ledian Memushaj është lideri i heshtur i Pescarës. Ka luajtur 23 ndeshje dhe ka dhënë 7 asistime për ekipin e “delfinëve” duke kontribuuar në objektivin për t’u rikthyer në Serinë A.

Mesfushori 32-vjeçar i Kombëtares shqiptare ka luajtur 23 ndeshje nga 24 të mundshme duke qenë lojtari i dytë me më shumë minuta të grumbulluara në skuadrën italiane. Vetëm Mankuso me 2074 minuta ka arritur ta parakalojë.

Shqiptari deri tani ka luajtur 2066 minuta. Të dy janë futbollistët më të rëndësishëm në skuadër, i pari përveçse ka luajtur kaq shumë, ka arritur të shënojë edhe 15 gola. Këtë vit, Memushaj ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës, por ka dhënë 7 asistime dhe ekipi i tij ka marrë gjithmonë rezultate pozitive. Pesë fitore dhe 1 barazim në 6 ndeshje, që e bëjnë vlonjatin fatsjellës për ekipin e drejtuar nga Xhuzepe Pilon.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur të…