Menaxhimi i pandemisë Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit

05 korrik 2020 | 12:39

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar për situatën e fundit me Covid-19 në vendin tonë.

Deliu ka theksuar se menaxhimi i pandemisë Covid-19 duket ka dalur tërësisht jashtë kontrolli.

“Po e përmend një fakt, të cilin e kanë nënvizuar rregullisht ekspertët mbarë botës. Çelësi i suksesit të menaxhimit të situatës me pandeminë, para së gjithash, qëndron në besimin qytetar ndaj Qeverisë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” deputetja Deliu.

Ajo ka theksuar se “ky shpërthim viral ndikuar edhe nga një klimë ‘padëgjueshmërie’ qytetare ndaj thirrjeve qeveritare dëshmon një mungesë të theksuar mirëbesimi ndaj Qeverisë”.

Deputetja Deliu ka pohuar se kjo gjendje është e patolerueshme dhe rikuperimi i saj duket kërkon një riorganizim më të gjerë ndërinstitucional për të ndërtuar një plan përgjigjeje ndaj situatës së krijuar.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për vdekjet e fundit nga Covid-19 në Kosovë, ka reaguar…