Menaxhimi i parasë publike në fokus të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi

23 mars 2023 | 22:10

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, e shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj dhe delegacioni i ZKA-së, të enjten kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Institucionin Shtetëror të Auditimit të Malit të Zi.

Delegacioni i Kosovës është pritur në takim të veçantë nga kryetar i Senatit të Institucionit Shtetëror të Auditimit të Malit të Zi, Nikolla N. Kovaçeviq me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast, Kovaçeviq ka shprehur përkushtimin e tij dhe të institucionit që drejton për të intensifikuar bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

Ai më tej ka njoftuar mysafirët për planet e punës dhe të arriturat e institucionit që drejton.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e ka falënderuar homologun e saj për pritjen si dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në fushat me interes të përbashkët.

Spanca më tej e ka njoftuar Kovaçeviq për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, me theks të veçantë për zbatimin e Planit Strategjik 2023 – 2026, realizimin e Planit Vjetor të auditimit 2022/2023 si dhe për ndikimin e auditimit të jashtëm për menaxhim më të mirë dhe performancë më të lartë në administratën shtetërore.

Në veçanti homologët kanë biseduar për rregullimin ligjor të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve të tyre.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se pavarësisht se i Ligji për ZKA-në dhe Auditorin e Përgjithshëm në kontekst të gjerë e rregullon dhe fuqizon institucionin që drejton, megjithatë plotësim-ndryshimi është i nevojshëm dhe kjo do të mundësonte realizimin e auditimeve të bazuara në rrezik si dhe do të rriste numrin e auditimeve të performancës.

Në kuadër të kësaj vizite delegacionet e të dyja shteteve kanë shkëmbyer njohuritë dhe përvojën e tyre edhe për çështje tjera me interes të përbashkët sikurse: Kontrolli i cilësisë dhe sigurimi i cilësisë; Monitorimi i zbatimit të rekomandimeve të auditimit; Sistemi i menaxhimit të auditimit; si dhe procesi i auditimit të performancës.

Në përbërje të delegacionit të Kosovës kanë qenë edhe Ndihmës Auditori i Përgjithshëm Agron Fetiu, drejtori i Metodologjisë së Auditimit, Muhamet Balaj, drejtor i Departamentit të Auditimit të Rregullsisë, Faruk Rrahmani, si dhe drejtoresha e Departamentit të Auditimit të Performancës, Ariana Gjonbalaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se…