Menduh Thaçi nuk kursen kritikat: Albin Kurti po krekoset, 0 rezultatet për Kosovën

18 janar 2024 | 20:32

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, politikani Menduh Thaçi nuk ka kursyer kritikat për Albin Kurtin. Ai ka zgjedhur Euronews Albvania, një televizion kombëtar në Shqipëri për të thënë se rezultatet për Kosovën janë zero, ndërkohë që Kurti krekoset.

“Nuk shkoj mirë me Kurtin. Çështja kryesore që më pengon te kryeministri i Kosovës, nuk kam dashur ta them, por po e them sot për herë të parë hapur dhe drejtpërdrejtë, është “rrahagjoksja” e qeverisë së Kosovës për rezultate spektakolare në avancimin e pavarësisë së Kosovës apo dhe në integrimin e Veriut, por kjo ka të bëjë me manipulim dhe rezultatet janë zero.

Unë kam shumë stres dhe frikë se nga një sjellje dhe krekosje e tillë, nga një mashtrim kaq i madh që i bëhet popullit të Kosovës ne mund të shkaktojmë një mëdyshje te bashkësia ndërkombëtare, te NATO-ja dhe SHBA-ja.

Çfarë kërkon zoti Kurti të tregojë? Se ai është çlirimtari dhe meritori që Kosova është në këtë situatë? Është tërësisht e gabuar, meritat i kanë aleatët tanë. Ne shumë afër kemi tragjedi të jashtëzakonshme, siç është rasti i Bosnjës, ku boshnjakët sot me mbi 200 mijë viktima nuk e kanë ende shtetin e pavarur. Nuk e kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të NATOS-s. Kjo për mua është tërësisht e gabuar. Kam një pyetje hipotetike, çfarë mund të ndodhë nëse ne i zhgënjejmë aleatët perëndimorë?”, u shpreh Menduh Thaçi.

Si një ndër politikanët me të njohur dhe influent në Maqedoninë e Veriut, ai u ndal dhe te garimi i Vetëvendosjes si forcë politike në Maqedoninë e Veriut, të cilën e kundërshtoi duke thënë se kemi të bëjmë me një ndërhyrje të qeverisë së Kosovës dhe jo një forcë të re politike mes shqiptarëve.

Kjo ndërhyrje nuk është ndërhyrje partiake, kjo mund të quhet ndërhyrje e qeverisë së Kosovës dhe në mënyrë të tërthortë e bën detyrën e dreqit, legjitimon ndërhyrjet e qeverisë së Serbisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Unë nuk e di, nuk është Kurti gjenerata e re politike, por shqiptarët e shekullit të ri për diçka jemi marrë vesh, të majtë dhe të djathtë, për ne prioritet dhe komandues i këtij prioriteti në historinë e re ngelet anëtarësimi në BE, NATO dhe aleanca e përjetshme me SHBA-të, besomni se prioritetet kombëtare i kemi kaluar në vend të dytë me vetëdije të plotë”, i tha ai gazetares Sidorela Gjoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ky…