Mendy prezantohet te Chelsea

24 shtator 2020 | 14:03

Skuadra e Chelseat ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e portierit Edouard Mendy nga Rennes.

28-vjeçari është larguar nga Rennes, për t’iu bashkuar skuadrës nga ‘Stamford Bridge’.

“Chelsea ka kompletuar transferimin e portierit Edouard Mendy nga Rennes”, thuhet në njoftimin e Chelseas. “Reprezentuesi i Kombëtares së Senegalit ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare në ‘Stamford Bridge’ dhe do të konkurrojë me Kepa Arrizabalaga dhe Willy Caballero për vendin e titullarit”. Mendy gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Reims dhe Marseille B.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zgjedhjeve të përgjithshme, deputetët e Kuvendit të Malit të…