Mentor Dervishaj, studenti që u bë simbol frymëzimi në luftën për lirinë e Kosovës

29 qershor 2023 | 21:25

Sot e ka 25-vjetorin e rënies heroike Mentor Osman Dervishaj. Ai ra në fushën e nderit në betejën e ashpër që u zhvillua ndërmjet forcave të UÇK-së dhe atyre serbe në fshatin Hade.

Së bashku me të kishin rënë edhe bashkëluftëtarët Xhemajl Mehmeti nga Plluzhina e Skënderajt, dhe Ismet Uka nga fshati Ticë i Skënderajt.

Në ditën e rënies, Mentori ende nuk i kishte 21 vjet. Ai ishte student i dalluar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilin e kishte braktisur në marsin e vitit 1998 për t’iu bashkangjitur radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me qëndresën dhe rënien e tij heroike, Mentori u bë simbol frymëzimi jo vetëm për vëllezërit e tij, Menderesin dhe Menhendin, të cilët ranë poashtu heroikisht, si pjesëtarë të UÇK-së, në luftime me forcat serbe, por edhe për shumë të rinjë e të reja për t’iu bashkangjitur luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey…