Mentor Hoxhaj: Shitja e IPKO-s do të paraqiste problem serioz për vendin

26 qershor 2020 | 12:17

Kompania telefonike “Telekom Serbija” është ofertuesi më çmimin më të lartë për privatizim të telefonisë mobile IPKO në Kosovë, të cilët kanë ofruar 155 milion euro. Kjo ka ngjallur reagime të shumta në vend ku kërkohët që një gjë e tillë të mos lejohet sepse kjo paraqet rrezik serioz për sigurinë shtetërore të Republikës së Kosovës.

Kompania telefonike serbe Telekom Serbia ka ofruar 155 milion euro për të blerë kompaninë telefonike IPKO. Kjo ka ngjallur reagime të ashpra në gjithë vendin. Ndër reagimet e para kanë ardhur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se ky privatizim nuk duhet të ndodhë pasi që telekomi është aset i ndjeshëm me të dhëna të qytetarëve të Republikës së Kosovës. 

“Telekokomi Ipko është aset i ndjeshëm ku janë komunikimet e qytetarëve dhe nuk ka të bëjë me përfitimet e mundshme ekonomike që Serbia mund t’i ketë në qoftë se hyn në Kosovë, por ka të bëjë me faktin që ka qasje pastaj në çfarëdo komunikimi të qytetarëve tanë që i kanë ata numra”. 

Rrezik për sigurinë shtetërore, privatizimin e IPKO-s nga Telekom Serbia e sheh edhe Kryetari i Komunitetit për Siguri dhe Privatësi, Mentor Hoxhaj. Ai i tha Radio Kosovës se kjo do të paraqiste problem serioz për vendin.

“Ipko ka një numër të madh të dhënave të qytetarëve te Republikës së Kosovës. Këto të dhëna mund të keqpërdoren nëse do të ishin të motivuara politikisht duke kuptuar se Serbia nuk e njeh Kosovën dhe kemi çështje të cilat në nivelin ndërshtetëror janë ende të pazgjidhura. Kjo mund të ndikoj drejtpërdrejt si në aspektin e sigurisë kombëtare ashtu edhe ne aspektin e sigurisë se qytetarëve të Republikës së Kosovës.

E njohësi i ekonomisë  Safet Gerxhaliu tha se privatizimi i Telefonisë mobile Ipko, në aspektin ekonomik nuk paraqet asnjë problem, sepse në Kosovë është i rregulluar tregu i lirë. Por ai tha se privatizimi i IPKO-s nga ana e Telekom Serbia duhet të shikohet edhe në aspektin e sigurisë kombëtare dhe shtetërore. Gerxhaliu tha se adresa që jep driten jeshilë për privatizim apo mos privatizim është ARKEP, i cili shtoi se interesi i shtetit është në radhë të parë. 

 Ndërkaq Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në një vendim të nxjerrë në vitin 2019  ka  aprovuar kërkesën e IPKO Telecommunications LLC për ripërtëritjen e autorizimit për dhënien e së drejtës së shfrytëzimit të radio spektrit frekuencor të nevojshëm.

Ky vendim parasheh se “Autorizimi Individual i specifikuar për operatorin, nuk mund të shitet, jepet me qira, të transferohet apo të jepet si garanci, pa miratimin paraprak nga ARKEP. “Asnjë ndryshim i kontrollit të operatorit (Autorizuarit), qoftë i drejtpërdrejt apo i tërthortë nuk mund të bëhet pa lejen paraprake me shkrim të ARKEP-it”, thuhet në këtë vendim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrizi, ka…