Mentor Mejzini i bashkohet Liburnit  

09 nëntor 2018 | 12:29

Pas Narcis Alibegut dhe Kemajl Gashit, Mentor Mejzini është përforcimi i radhës për skuadrën e Liburnit nga Gjakovë.

Mejzini deri tash ishte pjesë e skuadrës së Feniksit nga Drenasi, por pas shuarjes se këtij klubi, ai vendosi t’i bashkohet klubit gjakovar. Vlen të ceket se Mejzini ka qenë pjesë e Liburnit në “Main Round” të UEFA Futsal Cup 2017/18 në Zagreb të Kroacisë.

“Lojtar me statistika të shkëlqyera dhe golashënues i madh. superlojtarët si Mentori gjithmonë i mirëpresim. Liburni dita ditës po bëhet më i fuqishëm me një ekip të përbërë nga ajka e lojtarëve të futsalit në vendin”, thuhet në njoftimin e Liburnit.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar një letër nga kancelarja e…