Mercedesi nuk jep garanci, modifikime e penalitete të tjera për Hamiltonin

13 tetor 2021 | 22:57

Drejtuesit e Mercedesit kanë bërë me dije se mund të adaptojnë të tjera modifikime te makina e Lewis Hamiltonit, çka mund të sjellë të tjera penalitete për pilotin britanik.

Në garën e fundit në Turqi, te njëvendëshja e pilotit britanik pati disa modifikime të pjesshme në motorin e tij, çka sollën edhe një penalizim me 10 pozicione.

Kjo situatë mund të verifikohet edhe në garat e mbetura.

“Modifikimet që bëmë nuk ishte një lëvizje taktike, por pamë se disa parametra që vinin nga motori nuk ishin efiçentë dhe mund të sillnin prishje të tij gjatë garës”, ka thënë Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedesit.

“Modifikimet që bëmë në Turqi mund të zgjatin deri në fund të sezonit, por mund të aplikojmë disa modifikime të tjera edhe në garat që vijnë. Pra, mund të montojmë një ICE të ri. Kjo është një çështje që do ta vlerësojmë gjatë rrugës”, ka deklaruar Wolff.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagour në…